×
  • Show Time
  • Show Time

    Ndodh puthja e parë në Big Brother VIP Albania, produksioni nxjerr pamjet

    Reporteri
    14 Janar 2023 | 12:15

    Amos Zaharia dhe Dea Mishel janë parë si një çift i mundshëm brenda shtëpisë së “Big Brother Vip”. Së fundmi kemi të reja nga raporti i tyre.

    Amos dhe Dea kanë shkëmbyer puthjen e parë në buzë. Po, po është e vërtetë ndonëse në kontekst të një loje. Teksa kanë qenë duke interpretuar pjesën e filmit që duhet të realizonin me njëri-tjetrin aktori dhe blogerja kanë shkëmbyer edhe puthjen.

    Më herët blogerja në një bisedë i ka thënë Amos Zaharias, që të mos merret me të.

    Ndër të tjera ajo ka shtuar se i pëlqen biseda me të, por kaq.

    Pjesë nga biseda:

    Dea: “Mos u merr kaq shumë me mua, ta kam thënë edhe atë natë që ishe i pirë.”

    Amos: “A je e sigurt?”

    Dea: “Të vlerësoj si njeri. I vlerësoj bisedat që bëjmë së bashku, janë pjesa më e këndshme e qëndrimit këtu. Por mos u merr me mua.”

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!