Aktori i mirënjohur, Sevdai Radogoshi, i njohur ndryshe si Qumilli ka postuar disa fotografi të vjetra të periudhës së Jugosllavisë.
Qumili përmes këtij postimi ka treguar kohën kur i është dashur të gënjejë për të mos shkuar në ushtri.
“Kur me erdhi ftesa qe te shkoj ushtar, isha baba i dy femijeve dhe ne pritje te femiut te 3t! Nuk doja te shkoja ne ushtri sepse babain e kisha te moshuar dhe isha i vetmi femije qe punoja per ta mbajt shtepin me 10 antare! Mua mu desht te luaj nje rol jetesor qe te bindi ushtrine Yugosllave qe nuk jam i afte per te kryer ushtrine, dhe te kthehesha ne shtepi per te punuar!” shkroi ai në Facebook.
Gjithashtu ai tregoi edhe rolin se çfarë e kishte gjatë asaj periudhe.
Postimi i plotë:
Kur me erdhi ftesa qe te shkoj ushtar, isha baba i dy femijeve dhe ne pritje te femiut te 3t! Nuk doja te shkoja ne ushtri sepse babain e kisha te moshuar dhe isha i vetmi femije qe punoja per ta mbajt shtepin me 10 antare! Mua mu desht te luaj nje rol jetesor qe te bindi ushtrine Yugosllave qe nuk jam i afte per te kryer ushtrine, dhe te kthehesha ne shtepi per te punuar!
Viti 1985, ushtar në Zagreb!
– Ky ishte roli im ne ushtrine e Yugosllavis me nofken “Sulo Tarzan” (me njerin sy te mbyllur). Aktrimin e beja te ngjajshem me rolin e njohur te sotit “Uka”.
Me kete rol arrita te mashtroj te gjithe ushtrine Yugosllave duke filluar nga Rreshteri deri te Neuro psikiatri dhe te mbaroj ushtrine per 1 muaj, ku detyrimi ushtarak ishte te kryheshin 15 muaj te obligueshme!
Dhe u veteshpalla doktor i aktrimit?!
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.