Pasi “Vëllai i Madh” skualifikoi nga gara modelen Kejvina Kthella, moderatorja Arbana Osmani ka dhënë edhe një lajm tjetër për banorët.

Ajo bëri të ditur se nëse do të vazhdojnë me fyerje e ofendime, do të ulet çmimi final nga 2000 euro, për çdo ofendim.

“Që nëse dëgjohet ndonjë ofendim, kanosje, fyerje. Do të ulen nga 2 mijë euro nga çmimi i madh”, njoftoi Arbana.

Reklamë

Kujtojmë se çmimi i madh i fitores në këtë edicion është 100 mijë euro.

Kejvina Kthella është skualifikuar pak çaste më parë nga gara në Big Brother VIP Albania 2.

Vendimin për eliminim të Kejvinës e ka marrë produksioni pas veprimit shqetësues të kësaj të fundit, pasi goditi dy herë me shuplakë banorin tjetër, Luizin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Këta të dy patën mosmarrëveshje në prime-in e kaluar përmes një debati që eskaloi shpejt, i përcjellur edhe me ofendime paraprakisht.

Vetë Kejvina ka thënë se nuk i ka rënë pishman për shuplakat që ia dha Luizit.

Reklamë