Mbrëmë u mbajt koncerti i shumëpritur i reperit të njohur Unikkatil.
Unikkatil mbrëmë mbajti koncert në Mitrovicë, ku këndoi disa prej hiteve më të njohura të tij.
I pranishëm në koncert ishte edhe kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili u argëtua nën ritmet e këngëve të artistëve që ishin të pranishëm në koncert.
Pas përfundmit të tij, Bahtiri shfrytëzoi rastin ta realizojë një fotografi me yllin e kësaj mbrëmje, Unikkatilin.
“Njëri prej artistëve më të mëdhenj shqiptar, sonte erdhi nga ShBA për t’i thënë JO ndarjes së veriut”, ka shkruar ai.
Për ndryshe, në këtë koncert kënduan edhe Shkurte Fejza, Mozzik, Getinjo, Loredana, Melinda, Klepto, e të tjerë, ndërsa ky ishte një moment kur këngës ia tha edhe Agim Bahtiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.