Disa ditë më parë, konkretisht ditëlindjen e Kiara Titos, të gjithë menduan se Butrint Imeri do të futej në shtëpinë e “Big Brother Vip” për të surprizuar ish të dashurën e tij. Këto dyshime u forcuan edhe më shumë nga disa postime të dyshimta të këngëtarit që të bënin të mendoje se ishte e vërtetë.
Mirëpo nuk ndodhi ashtu, ishte Luiz Ejlli ai që këndoi për Kiarën. Në lidhje me këtë situatë së fundmi kanë biseduar Maestro, Luizi, Kiara dhe Efi. Këngëtari u shpreh se nëse do të vinte Butrint Imeri në “BBV” do ta nxirrte jashtë loje atë.
“Ai është problem. Se ti mund të thuash pavarësisht se jam ndarë me të kam raporte miqësore dhe ajo më nxjerr mua jashtë loje komplet,”-ka shtuar Luizi.
Mirëpo në këtë moment ia pret Efi dhe Kiara duke i kërkuar të mos përmendë emra të personave që nuk ndodhen aty.
Kujtojmë që atë ditë disa orë para nisjes së spektaklit Butrinti publikoi një tjetër foto, të cilën e shoqëronte me mbishkrimin, “qetësia përpara stuhisë.”
Më herët, burime për “Kryefjala.com” konfirmuan se Butrinti ka qenë atë natë në Tiranë dhe do të futej në “BBVIP” për të performuar, por dikush në moment të fundit i ka ndërruar mendjen.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.