×
  • Show Time
  • Show Time

    Dua Lipa krenare me vëllezërit shqiptarë, brendi i të cilëve ka depërtuar në tregun internacional

    Reporteri
    28 Korrik 2019 | 21:23

    Artistja nga Kosova, Dua Lipa, nuk heziton asnjëherë që të përmend prejardhjen dhe të krenohet me bashkëatdhetarët e saj.


    Së fundmi, Lipa ka qëndruar në Itali për të performuar në një nga koncertet e tenorit të famshëm italian, Andrea Bocelli, por që për fat të keq për shkak të motit jo të mirë, koncerti i tyre në Firence u anulua.

    Dukej glamuroze me paraqitjen, por moti i keq ia pamundëson Dua Lipës koncertin në Itali krahas Andrea Bocellit.

    Ndërkohë, Dua është shumë aktive në rrjetet sociale, përmes së cilave ndan me ndjekësit imazhe të ndryshme nga përditshmëria.

    Së fundmi, ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shfaqej me një bluzë të veçantë nga marka “Bond”.

    E kur jemi tek kjo e fundit, “Bond” është një brend i nxjerrë në tregun internacional nga dy vëllezër shqiptarë, e kjo e ka bërë Duan të ndjehet më se krenare, transmeton Telegrafi.

    “Dy vëllezër shqiptar janë duke bërë namin dhe unë jam krenare”, ka shkruar artistja shqiptare në mbishkrimin e fotografisë.

     

    View this post on Instagram

     

    two albanian brothers taking over and i’m proud @bond.nyc ?❤️‼️

    A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

    Kur prindërit e Dua Lipës ishin të rinj, Dukagjin Lipa sjell fotografi nga koha kur ishte me flokë të gjata.

    E njëjta pritet që këtë javë të vijë në Kosovë, për të ndjekur nga afër festivalin “Sunny Hill”, të cilin e organizon babai i saj, Dukagjini.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!