×
  • Show Time
  • Show Time

    Akuza për posedim të narkotikëve, reagon Osman Azemi: U kërkoj falje të gjithëve, nuk krenohem me këtë episod të jetës

    Reporteri
    27 Janar 2023 | 14:27

    Ish-anëtari i grupit “Stupcat”, aktori Osman Azemi, ka reaguar pas seancës gjyqësore që ka pasur sot, ku është deklaruar i pafajshëm për posedim të 0.4 gram kokainë.

    Azemi thotë se rasti ka ndodhur në vitin 2019, dhe se ky është një episod i jetës së tij për të cilin nuk krenohet aspak, shkruan Reporteri.

    Reagimi i tij i plotë:

    Sqarim! Sot kam pasur nje seance gjyqesore rreth nje rasti te posedimit te lendeve narkotike ne vitin 2019, gje qe eshte pasqyruar edhe ne media. Une u kerkoje falje familjes sime, te afermeve dhe te gjithe atyre qe e percjellin dhe me perkrahin ne veprimtarine time per kete episod te jetes sime me te cilin nuk krenohem. Pra rasti në fjalë është nga viti 2019, një episod shumë i trazuar i jetes sime artistike dhe emocionale. Sot ndjej keqardhje per ate kohe dhe shpresoj që lajme të tilla te mos dëgjoj për askënd. Puna dhe perkushtimi im mbetet qe veprimtaria ime artistike te jete sa me e pranuar nga te gjithe shikuesit e trojeve shqiptare dhe diaspora. Ndersa te gjithe atyre qe perballen me episode te ngjashme ne jete ose qe te afermit e tyre gjenden ne momente te trazuara emocionale u them qe ta perkrahin njeri-tjetrin dhe te kalojne keto faza per ta vazhduar jeten edhe me te forte. ”Një betejë është e humbur kur ti mendon se e ke humbur” (Jean-Paul Sartre)

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!