Modelja e njohur shqiptare, Kejvina Kthella javë më parë vendosi të bëhej pjesë e spektaklit Big Brother VIP Albania.
Por, gjërat nuk shkuan ashtu siç kishte planifikuar dhe pas një sërë debatesh dhe thyerje së një prej rregullave të BBV Albania, Kejvina u përjashtua nga spektakli.
Modelja nuk arriti të kontrollonte vetën dhe gjatë një debate me këngëtarin Luiz Ejlli ajo ushtroi dhunë fizike ndaj këtij të fundit.
Pamjet nga momenti kur ai goditi me shuplakë këngëtarin u bën virale dhe pas largimit të saj nga shtëpia e famshme modelja qëndroi në heshtje për disa ditë më radhë.
Vetëm mbrëmë, modelja vendosi të bënte një reagim në llogarinë e saj në Instagram dhe ndonëse u kërkoi falje fansave të Luziti këtë nuk e bëri edhe ndaj këngëtarit.
Por, sot Kejvina ka marrë një tjetër vendim, pas postimit të mbrëmshëm modelja është larguar nga rrjetet sociale.
Një kërkim në Instagram verifikon se llogaria e Kejvinës rezulton e mbyllur.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjëra dhe nëse modelja do të rikthehet përsëri në rrjetet sociale, aty ku ajo është mjaft aktive.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.