Organizatorët e koncertit të Unikkatil në Mitrovicë, kanë pranuar se organizimi i tyre ka dështuar për sa i përket numrit të pjesëmarrësve në koncertin e reperit të njohur.


Një nga organizatorët e koncertit të Unikkatil në stadiumin e Mitrovicës, në një prononcim për një portal, ka pranuar se si organizues të kësaj mbrëmje kanë pritur që të kenë më shumë pjesëmarrës në koncert.

“Reporteri.net” ka shkruar të dielën, se performanca e Unikkatil në Kosovë, pas 7 vitesh, kur ai kishte përformuar në Prishtinë para rreth 20 mijë adhuruesve të tij, mund të konsiderohet si dështim për reputacionin e reperit të njohur.

Reklamë

Kjo pasi, mbrëmë në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, sipas të dhënave kanë qenë vetëm rreth 2500 persona të pranishëm në koncert e reperit shqiptar që banon në SHBA.

Megjithatë, duke pranuar dështimin, organizatorët e koncertit, mundohet ta përgënjeshtrojë këtë shifër.

Reklamë

“Gënjeshtra janë ato se nuk ka pasur njerëz. Numri ka qenë shumë më i lartë. Normalisht kemi pritur më shumë por mirë ka qenë.”, citohet të ketë thënë një nga organizatorët për Indeksonline.

Përveç Unikkatilit, në këtë koncert të vogël për nga numri i pjesëmarrësve kanë performuar edhe Shkurte Fejza, Mozzik, Loredana, Getinjo etj. /Reporteri.net/.

Reklamë