×
  • Show Time
  • Show Time

    Puthja e shumëpritur mes Luizit dhe Kiarës, me sa duket ndodhi

    Reporteri
    27 Janar 2023 | 21:30

    Publiku po pret me padurim puthjen në buzë mes Luizit dhe Kiarës brenda shtëpisë së Big Brother Vip, madje në një episod të fundit u duk sikur “momenti i madh” ndodhi. Por, jo puthja ende nuk ka ardhur.

    Dyshja sërish ka tentuar disa herë edhe sot të puthen në buzë, por Kiara ende nuk vendosi për këtë hap në marrëdhënien e tyre. Episodi ndodhi pas dënimit të Vëllait të Madh, ku banorët nuk duhet të flasin për shkak se Armaldo u hodh në pishinë me gjithë mikrofon.

    Tentimi për t’u puthur në buzë ka ndodhur në dhomën e gjumit, ku edhe banorët e tjerë duket se mezi e presin këtë moment, që nuk ndodhi ende.

     

    Kiara Tito dhe Luiz Ejlli janë kthyer në kryefjalën e të gjitha mediave, tema kryesore e çdo grupi dhe biseda e çdo tavoline.

    Si fansa të mëdhenj të dramave e dashurisë, shqiptarët vdesin të shohin etapat e lidhjes së një çifti e të komentojnë nga pak (ose shumë) lëvizjet e tyre.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!