“Lufta” mes Johnny Depp dhe Amber Heard nuk duket se ka të mbaruar.
Ndërkohë që aktorja ishte e ftuar në Giffoni Film Festival, nga ish-bashkëshorti i saj dolën akuza të reja dhe të rënda.
Divi i kinematografisë rrëfeu për “The Blast” se është sulmuar në vitin 2015 nga e shoqja e asaj kohe e cila, në nerva e sipër, i ka fikur një cigare në fytyrë.
Ajo nuk është dakord me akuzën dhe përmes avokatit shprehet: “Është e gjitha një sajesë”.
Në “The Blast” u shfaq një foto e Depp të shtrirë në një barrel, me shenjat e asaj që, sipas avokatëve të tij, ishte shenja e lënë nga fikja e cigars.
Sipas versionit të aktorit, Amber është përpjekur të sulmojë Johnny-n në vitin 20155, pas rikthimit nga një udhëtim në Australi, në fillim duke u përpjekur ta qëllojë me një shishe e më pas duke i fikur cigaren në fytyrë.
Fotoja është pjesë e dokumenteve që aktori ka paraqitur në gjyq kundër gruas, e cila nga ana e saj e ka përcaktuar Depp si “një që rreh gruan “.