Pas shumë aludimeve rreth miqësisë së tyre, Sabiani dhe Iliri i kanë dhënë fund të gjithë pikëpyetjeve të ngritura.
Sabiani i ka bërë një surprizë mikut të tij mbrëmjen e sotme në “S’e Luan Topi”, ku gjatë intervistës së Ilirit me moderatoren Erjona Rusi, është paraqitur në skenë duke e habitur atë.
Ata sqaruan se s’ka pasur asnjë hatërmbetje konkrete mes tyre por largësia i ka distancuar disi. Megjithatë pavarësisht kësaj ata thanë se do të mbeten miq të mirë e të mbajnë në zemër njëri-tjetrin.
Sabiani: Jemi shumë pranë studios ku ne dolëm të përqafuar me fitoren tënde të madhe, dhe thashë të vij të përqafojë prapë vëllain tim.
Iliri: Ky takim do bëje namin, ma jep dorën, çkemi, kështu rrinim në atje dorë për dore. Deri nga maji jemi dëgjuar, pastaj ishte dasma që ky s’më erdhi, se tha e di që Iliri s’do më vije në dasmën time e as unë s’po i shkoj. Gjithsesi emrin e kishe aty.
Sabiani: Këtu nuk kemi ardhur për autokritikë. Njerëzit kur duhen shumë bëhen pak fanatikë dhe xhelozë për njëri-tjetrin.
Iliri: Nuk ka ndodhur asnjë gjë, nganjëherë një fjalë më shumë e më tepër sjellin ndonjë keqkuptim dhe njerëzit që i përcjellin dhe interpretojnë. Kjo ishte historia.
Sabiani: Unë Ilirit i them që ka qenë gjithmonë vëllai im, edhe më vëllanë nga nëna ndonjëherë zihem por Iliri e di pesë minutëshin tim dhe e di që e ka vuajtur pjesën që ne nuk kemi folur.
Iliri: E vërtetë është.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.