Noizyt sërish i ndodhi një problem në koncert.
Noizy është shumë aktiv në koncerte, por jo çdo gjë shkon mirë në to, shkruan lajmi.net.
Së fundi, reperi është detyruar që në momentin e fundit ta anulojë një koncert që e planifikoi ta mbante në Podujevë, për shkak të vonesave në doganë.
Por, ai pati probleme edhe mbrëmë gjatë performancës në Strugë, kësaj radhe me zërimin.
“Kerkoj ndjes per zerimin e koncertit ne Struge. Çfarë turpi. STRUGE”, ka shkruar ai mbi një video që e ndau me ndjekësit në Instagram.
Për ndryshe, “Nuk kanë besu” titullohet projekti i fundit muzikor nga Noizy, që u prit shumë mirë nga fansat. /Lajmi.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.