×
  • Lajme
  • Botë

    Djali në koma qe tre vite, babai i tij i lutet mjekëve: Lëreni të vdes

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 14:17

    Babai i një 23 vjeçari i cili është në koma për më shumë se tre vite i është lutur doktorëve që ta lejojnë djalin e tij “të vdesë me dinjitet”.


    Kavan Maddocks, ra nga kati i katërt në një makinë e cila ishte e parkuar. Ngjarja ka ndodhur në vitin 2016 ku truri i tij kishte pësuar dëmtime të rënda.

    Ai qëndron i gjallë sepse ushqehet përmes tubave të vendosur në stomak dhe frymëmarrjes përmes ventilatorit artificial. Babai i tij, Frank tha se familja janë në gjendje të keqe pasi që doktorët refuzuan që t’ia heqin makineritë që e mbajnë atë në jetë.

    Ai është i bindur se Kavan nuk mund të shikojë, ndjejë apo dëgjojë ndonjë gjë edhe pse doktorët i kanë thënë se ai do të mbahej i gjallë për dy vjet, nëse nuk jep shenja përmirësimi do t’ia hiqnin pajisjet.

    Babai i tij 47 vjeçar tha “Dua që ai të vdes. Tingëllon e tmerrshme për ta thënë. Por e gjithë familja dhe shoqëria e tij mendojnë njësoj. Është tmerrësisht e dhimbshme por ne e dimë se ai kurrë nuk do të na kthehet”, shkruan Daily Mail.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!