“Big Brother Vip” është një lojë nervash dhe kjo nuk ka diskutim. Pas diskutimeve në prime dhe surprizës nga djali i saj, gjendja emocionale e Olta Gixharit ka qenë shumë e rënduar.
Aq sa është shprehur në një moment se dëshiron të dalë, madje ka shpërthyer edhe në lot.
Ajo ashtu e nevrikosur ka përdorur fjalor banal brenda shtëpisë.
Jo ndaj banorëve nëse po mendoni këtë, por siç duket ndaj formatit. “Të q**** Big Brother-in”, dëgjohet të thotë aktorja në një moment, moment i cili është bërë viral tashmë në rrjetet sociale.
Kujtojmë që duke zbuluar sërish edhe arsyen e gjendjes së saj të mëngjesit, Olta u shpreh se e kishin prekur fjalët që i janë thënë gjatë spektaklit, veçanërisht nga Zhaklin Lekatari.
“Nuk kam dalë asnjëherë nga vetja, siç tha Zhaklina. Nuk kam dal fare, s’më keni parë fare, as nuk keni për të më parë këtu. As nuk kam sharë, as nuk kam bërtitur.
Pse për të ngritur Efin, duhet të më ulin mua? Pse më vë gjëra që unë nuk i kam? Kjo më shqetëson mua, nuk e duroj dot!”- tha Olta duke ulëritur.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.