Një koncert i këngëtares Christina Aguilera në Rusi nuk shkoi siç ishte planifikuar.


Christina Aguilera në kuadër të turneut të saj, ditë më parë ka performuar në Rusi.

Këngëtarja ishte përgatitur të jepte më të mirën nga vetja, ndërsa performanca e saj po shoqërohej me koreografi të balerinëve.

Reklamë

Në një moment, Christinës i ndodhi një incident, ajo rrëshqet në shkallë dhe bie, por shpëtohet në moment nga valltarët.

Meqë valltarët i dolën në ndihmë, Christina Aguilera shpëtoi pa lëndime dhe vazhdoi performancën e saj.

Për ndryshe, këngëtarja është aktive me këngë të reja dhe koncerte, ndërsa numëron fansa në gjithë botën.