Moti i keq me reshje të dendura dhe shtrëngata ka përfshirë thuajse gjithë botën, duke gjetur të papërgatitur shumë pushues, të cilët po kalojnë pushimet verore në plazh.
Një dallgë e madhe në Rio De Zhanerio ka krijuar panik të madh te qindra pushues, teksa i ka vënë para në breg, duke iu mbuluar çadrat dhe gjithçka.
Ata janë detyruar të marrin menjëherë në krahë fëmijët e tyre, pasi vala e madhe pushtoi bregun e detit.
Ndonëse ka zgjatur më pak se një minutë, ka shkaktuar shumë panik dhe kaos, duke shpërndarë të gjitha sendet e turistëve në të gjithë bregun.
Siç mund ta shihni edhe në video, dëgjohen ulërimat e pushuesve dhe shihet teksa ata vrapojnë për t’i shpëtuar dallgës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.