×
  • Show Time
  • Show Time

    Ndihet i vetmuar pa të në shtëpi, Efi ka një mesazh për Luizin nga jashtë

    Reporteri
    06 Shkurt 2023 | 11:16

    Pas eliminimit të Efit Luizi ka filluar të ndihet i vetmuar në “Big Brother VIP”. Kjo pasi ajo ishte kthyer në krahin e tij të djathtë brenda shtëpisë.

    Së fundmi, gjatë një bisede me Kiarën, Luizi është shprehur se loja është bërë e vështirë pasi ka 8 banorë kundër. Pas deklaratës së tij ka reaguar dhe Efi nga jashtë.

    Ajo ka publikuar në Instastory një postim mbështetës për shokun e saj. “Nuk je kurrë vetëm kur qëndron pranë të vërtetës, sepse e vërteta është gjithmonë me ty”, shkruhet në postim, teksa Efi ka shtuar: Mirëmëngjes vetëm Luizit!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!