×
  • Show Time
  • Show Time

    Rrëfen e dashura e Leondaro DiCaprios: U njoftuam kur isha dhjetë vjeçe

    Reporteri
    29 Korrik 2019 | 20:35

    Aktori hollivudian Leonardo DiCaprio (44) është në lidhje me Camila Morrone (22) që nga dhjetori i vitit 2017 dhe ka tërhequr shumë vëmendje në vitet e fundit.


    Deri më tani, Camila nuk e ka komentuar lidhjen e tyre, përcjell “People”.
    Leonardon dhe modelen i kishte njoftuar njerku i saj Al Pacino (79 vjeç) dhe atë kur Camila i kishte vetëm dhjetë vjet.

    Ajo kohët e fundit e publikoi një fotografi të Lauren Bacall dhe Humphrey Bogart duke e shkruar në përshkrim ‘dashuri si kjo’ derisa ndjekësit e ‘sulmuan’ me kritika.

    “Leonardos i intereson vetëm trupi yt. Lidhja juaj do të përfundojë kur t’i mbushësh 25 vjet”, i shkruajtën. Megjithatë, modelja e “ktheu” goditjen.

    “Sapo i lexova disa nga komentet në Instagramin tim dhe… Zoti im, njerëzit janë të këqij dhe plot zemërim ndaj njerëzve për të cilët nuk dinë asgjë. Shpresoj që njerëzit të mësojnë të jetojnë me më pak urrejtje dhe ta drejtojnë kohën dhe interesimet e tyre diku tjetër, sepse jeta pa urrejtje është e bukur”, tha ajo.

    Përndryshe, DiCaprio kurrë nuk ka pasur të dashur më të vjetër se 25 vjeç.

    PREMIUM EXCLUSIVE. Coleman-Rayner
    Los Angeles, CA, USA. March 28, 2018
    Leonardo DiCaprio’s adoring girlfriend, Argentinian model Camila Morrone, is seen kissing his shoulder as they go arm in arm on a breakfast date in West Hollywood. The couple has been dating since early 2018 and it’s clearly getting serious. Notoriously private Leo, 43, and 20-year-old Camila – whose stepfather is Hollywood legend Al Pacino – have not gone public with their romance until now.
    CREDIT MUST READ: Coleman-Rayner
    Tel US (001) 310 474 4343 – Office
    www.coleman-rayner.com

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!