Policia e Kosovës, ka pranuar një tjetër informatë për alarm për bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.

Lajmin për Gazetën Online Reporteri.net e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Rreth orës 19:00 është pranuar një informatë tjetër, për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar me situatën”, ka thënë Ahmeti, shkruan Reporteri.net.

Reklamë

Kujtojmë se ky është alarmi i dytë për bombë brenda ditës së sotme në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” në Prishtinë, ku në rastin e parë, alarmi për bombë doli të jetë i rrem.

Alarm për bombë në Aeroportin e Prishtinës, evakuohen udhëtarët dhe personeli

Del i rremë alarmi për bombë në Aeroportin e Prishtinës, udhëtarët kthehen brenda

Reklamë