×
  • Show Time
  • Show Time

    Eskalon Amos, ofendon rëndë Luizin dhe Kiarën

    Reporteri
    06 Shkurt 2023 | 22:05

    Luizi dhe Amosi, shpesh kanë pasur debate mes vete, teksa ky i fundit ka kaluar në ofendime ndaj këngëtarit.

    Madje Amosi ishte ai i cili ngriste zërin gjithmonë ndaj ofendimeve e kërcënimeve që bënte Luizi.

    Por, Amosi, harron kërcënimet që ai i bën drejt Luizit.

    “Djegia me benzinë”, apo “ta lidh, ta zhvesh në mal”, ishin disa nga kërcënimet e tij, të cilat produksioni i mbuloi.

    Madje së fundmi po qarkullon edhe një video ku në fund të debatit me Luizin, e ofendon rëndë atë dhe Kiarën.

     

    “Krisu tani ti dhe ajo putana jote”, dëgjohet të thotë Amosi, referuar Kiarës, dhe fjala putana në përkthim i bie “prostitutë”.

    Ky debat i tyre ka ndodhur gjatë sfidës së rezistencës e cila u zhvillua të premten e kaluar, dhe gjatë “prime-t” të së shtunës nuk u përmend fare.

    Produksioni sërish mbylli sytë, ndaj kërcënimeve dhe ofendimeve të grupit të Oltës.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!