Një banor tjetër sapo është larguar nga loja e Big Brother VIP Albania.

Banori që humbi shansin për fitore ishte Amos, shkruan Reporteri.net.

Amos doli si pasojë e një nominimi që preku gjithë shtëpinë, me përjashtim të Kristit.

Reklamë

Ky nominim i të gjithë banorëve erdhi pikërisht si rezultat i këtij të fundit, i cili në spektaklin e kaluar hapi “Kutinë e Pandorës”.

Banorët ishin të shokuar nga dalja e Amos, në veçanti Olta, e cila qau me dënesë pas daljes së tij nga shtëpia. /Reporteri.net/.