Aktori Amos Zaharia ka bërë reagimin e tij të parë pas eliminimit nga Big Brother VIP Albania.
Ish-banori ka bërë një postim në profilin e tij në Instagram ku falenderon mbështetësit e tij dhe shprehet i lumtur që po i rikthehet “jetës.”
Aktori ka kërkuar gjithashtu ndjesë për shakatë e tij, sipas tij të keqkuptuara, dhe për qëndrimet e tij ndaj banorëve të tjerë.
“Shumë prej jush që më njohin e ma dine humorin më kanë kuptuar, të tjerë që nuk më njohin, e kanë keqkuptuar. Nëse dikush është ndjerë i fyer apo i prekur nga shakatë e mija, sjellja ime, qëndrimet e mija në raport me komunitetin brenda shtëpisë, kërkoj ndjesë! Ajo që ka rëndësi është të mbetemi njerëz dhe të mos humbasim qytetarinë dhe këtu perfshij edhe veten time mbi të gjithë”, shkruan mes të tjerash Amosi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.