Me rastin e njëvjetorit të shkuarjes në amshim të regjisorit të mirënjohur, profesorit universitar, Bekim Lumi, organizohet manifestim përkujtues me moton “Unë besoj në teatër”.
Me këtë rast, përveç pikave artistike përkujtimore, do të bëhet edhe përurimi i veprës studimore të Bekim Lumit me titull “Shakespeare-i dhe Kanuni i Lekë Dukagjinit” (Një studim krahasues i tragjedisë Makbethi të William Shakespeare-it në kontekst me kodin zakonor shqiptar , Kanuni i Lekë Dukagjinit).
Shfaqja e tij e fundit u titullua “Arturo Ui” dhe erdhi për nder të 20-vjetorit të krijimtarisë së Lumit dhe 120-vjetorin e lindjes së autorit të shfaqjes, Bertolt Brecht. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, regjisori Lumi nuk ishte i pranishëm as në premierën e kësaj shfaqjeje.
Bekim Lumi në vitin 2016 është ndruar si regjisori më i mirë i vitit. Ndarja e çmimit vjetor më të mirë iu nda Teatrit profesionist nga Prizreni për shfaqjen “Shërbëtori i dy zotërinjve, çmimi vjetor për prezantimin më të suksesshëm ndërkombëtar për vitin 2015 i ndahet Shtëpisë Teatrore Filmike “Art”, çmimi vjetor për regjinë më të mirë për vitin 2015 i ndahet Bekim Lumit për shfaqjen “John Cage’s Hamlet”.Vlerësimet janë bërë nga juria në përbërje të: Agim Selimi, Arian Krasniqi, Besim Rexhaj, Ramadan Musliu dhe Bislim Muqaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.