×
  • Show Time
  • Show Time

    E tmerrshme: Modelja e njohur gjendet e masakruar në një valixhe

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 9:00

    Blogerja ruse Ekaterina Karaglanova, 24 vjeç, u gjet e vdekur në një apartament në Moskë. Trupi i saj i pajetë u gjet nga pronari i banesës.


    Ai u tmerrua kur gjeti Ekatarinan të masakruar në njërën nga dhomat e saj, ndërkohë që trupi i saj ishte futur në një valixhe, shkruajnë mediat ruse, transmeton Reporteri.net.

    https://www.youtube.com/watch?v=gbu-Hi0SXys

    Ajo gjithashtu kishte disa plagë me thikë në trup. Ndërsa modelja nuk u përgjigjej thirrjeve, prindërit e saj u shqetësuan. Ata i kërkuan pronarit të banesës që ti hidhte një sy, kur edhe u zbulua rasti i rëndë.

    Motivet për këtë vrasje brutale janë të panjohura, por policia po heton disa pista, përfshirë jetën e saj personale, për të gjetur të dhëna lidhur me vrasësin.

    24-vjeçarja ishte një studente e shkëlqyer e mjekësisë dhe numëronte mijëra ndjekës në profilin e saj në Instagram. /Reporteri.net

    https://www.instagram.com/p/ButhqXWhmUw/?utm_source=ig_embed

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!