×
  • Show Time
  • Show Time

    Kush është banorja më e re e Big Brother VIP Albania, ish-missi u përfshi në “skandalin” me Arjan Çanin 14 vite më parë

    Reporteri
    12 Shkurt 2023 | 10:23

    Ish-Miss Durrësi, Ermiona Lekbello është banorja më e re e “Big Brother VIP”. Ermiona është nënë e një vajze 26-vjeçare.

    Ermiona e ka ndërtuar jetën e saj mes Italise dhe USA-ve, prandaj me të drejtë shumë prej jush mund të jeni përballur me një personazh të panjohur.

    Por rreth 15 vite më parë ajo përfshiu veten në një “skandal” në Zonë e Lirë ku ngacmoi Arjan Çanin dhe kërkoi në terma vulgare të shkonin në shtrat bashkë.

    Por në një dalje të disa viteve më vonë, Ermiona e konsideroi atë dalje dhe sjellje të sajën si gafën më të madhe që ka bërë ndonjëherë, duke e shpjeguar kështu: “Unë e kam bërë vajzën në një moshë shumë të re. Isha adoleshente kur linda një fëmijë dhe nuk kalova dot periudhën e adoleshencës. Kur kam ardhur te ty, ishte ajo periudha e adoleshencës sime”.

    Me karakterin e saj, Ermiona pritet të ndikojë mjaft në lojën e banorëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!