×
  • Show Time
  • Show Time

    “Unë jam shumë besnike ndaj Kristit”, Luizi ironizon keq me Oltën

    Reporteri
    12 Shkurt 2023 | 16:14

    Bisedat mes të “burgosurve” vijuan deri në orët e para të mëngjesit. Veç debateve, nuk munguan as të qeshurat mes banorëve.

    Luizi ishte ai që qeshte me ironi me Oltën, pasi kjo e fundit tha se është shumë besnike dhe në jetë, por edhe në lojë.

    Sipas saj, ajo kurrë nuk e ka tradhëtuar Kristin, duke nënkuptuar që asnjëherë nuk ka folur keq për të, apo të merret me thashetheme me banorët e tjerë për Kristin.

    Kjo deklaratë e Oltës, shkriu së qeshuri Luizin, i cili i tha se ishte ajo që nxorri Amosin nga shtëpia, ndërsa i tha Oltës se Kristi nuk i beson këto fjalë, pasi nuk është “naiv” si DeaMishel.

    Teksa Luizi qeshte, Olta i tha Krisit që të mos bjerë “pre” e sjelljes së tij, pasi ai nuk është vetë besnik, prandaj bën ashtu.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!