Në Big Brother VIP Albania vazhdojnë të kenë lojëra e aktivitete të ndryshme.
Së fundmi ‘Vëllai i Madh’ ua ka dhënë një lojë banorëve me anë të së cilës duhet të përgjigjen me ‘E kam bërë, s’e kam bërë’.
Një nga pyetjet ishte ‘Kam parë në ëndërr sikur kam bërë sex me një nga banorët’.
Në këtë, Kiara Tito tha se ‘e ka bërë’ – ndonëse ka nisur një lidhje dashurie me këngëtarin Luiz Ejlli.
Ata janë njëherësh çifti i parë i krijuar në edicionin e dytë të Big Brother VIP Albania.
Veç kësaj, prezantuesja e njohur tha se ka fantazuar në lidhje me artistin shkodran, në pyetjen se a ka fantazuar për një person brenda shtëpisë.
Raporti i tyre deri më tani është shoqëruar me debate të shumta, hidhërime e gjithashtu me puthje dhe përqafime.
Tito nga ana tjetër ditë më parë theksoi se është e lumtur që brenda gjeti dhe dashurinë e jetës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.