Ledri Vula është një prej këngëtarëve më të njohur. Ai cilësohet edhe si një ndër këngëtarët më simpatik dhe është mjaft i dashur edhe nga vajzat shqiptare.
Këngëtari ka postuar në profilin e tij në Instagram një video, ku një fanse kërcen para tij twerk.
Ai është hutuar dhe mund të thuhet edhe se ka harruar tekstin e këngës, pasi i ka pasur sytë diku tjetër.
Pasi ka postuar videon Ledri ka marrë komente të shumta, por ai që ka spikatur më shumë ka qenë ai i reperes, Tayna.
Ajo i ka komentuar: “Lyju me kos se koke djeg”.
Kurse Ledri Vula komentit epik të Taynës i është përgjigjur kështu: “Jom kuq pi marres’’.
