Rasim Thaçi, i njohur për publikun kosovarë si ‘Cima’, vazhdon ende të argëtojë publikun me humorin e tij të veçantë.
Këto vitet e fundit, ai ka mbetur paksa i vetëm pasi dy kolegët e ngushtë të tij, Ibrahim Krajkova – Leci dhe Hasan Gashi – Kungji kanë ndërruar jetë, shkruan Reporteri.net
Mirëpo, përkundër humbjeve të dy shokëve të ngushtë, ai vazhdon ende të dhurojë batuta e humor për publikun kosovarë.
Së fundmi në një intervistë në Televizionin 7, ‘Cima’ ka rrëfyer një ngjarje që i kishte ndodhur pas luftës në Kosovë.
Ai ka shpjeguar se pasi u kthye nga Maqedonia atje ku kishte jetuar gjatë kohës kur në Kosovë kishte luftë, bullica e tij kishte njohur atë.
Cima thotë se ajo e kishte njohur përmes zërit të tij karakteristik që e ka.
Për më shumë ndiqeni videon ku ai rrëfen ngjarjen:
/Reporteri.net/