Ka disa ditë që Luizi në Big Brother VIP Albania ka përgatitur një këngë surprizë për Kiarën me rastin e festës së Shën Valentinit, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Ai në bashkëpunim dhe me produksionin sonte do zbuloj këngën që ka punuar për të, tekstin e të cilës e ka shkruar vet.
Por, ka qenë producenti dhe këngëtari ai i cili ka publikuar një Story të kësaj kënge.
“Veç du me të majt në krahë, me të majt e me të shtrëngu. Ta dëgjosh t’i zemrën time, se ka shumë për të tregu”, thotë një pjesë e kësaj kënge.
Doda tutje i thotë ndjekësve ta mbajnë mend mirë këtë tekst pasi shumë shpejt do ta mësojnë përmendësh.
