Vëllai i Madh i ka detyruar banorët që të realizojnë një lojë puthjesh, me rastin e Shën Valentinit.
Ata duhej të ndaheshin në çifte dhe të hanin një pastë deri në fund të saj me buzë, aq sa të realizohej puthja.
Përzgjedhja e çifteve u bë në bazë të një short, ku për ironi të fatit njëri çift rezultoi të jetë dyshja armiqësore Luiz dhe Olta.
Përkundër faktit që gjatë mbrëmjes realizuan një debat të ashpër, ata vendosën që ta çojnë misionin e tyre deri në fund.
Kështu, Luizi dhe Olta e hëngrën pastën deri sa buzët e tyre u përputhën dhe kjo gjë shkaktoi mjaft të qeshura.
Si për ironi, Luizi u detyrua që të puthte rivalen e tij, vetëm pak minuta pasi i bëri një befasi të madhe dashurie Kiarës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.