Banorët e shtëpisë së Big Brother zhvilluan disa lojra me njëri tjetrin, ku u ndanë në çifte. Dea Mishel dhe Luizi ishin bashkë në këtë lojë.
Duke lexuar pyetjet ata duhet të përgjigjen dhe kështu ndodhi edhe me pyetjen “dashuria mes personave të të njëjtës gjini”.
Dea Mishel ngelet pak e zhgënjyer nga përgjigja e Luizit dhe e pyet “pse”. Luizi ia kthen se është mendimi i tij: “Kundër moj burrneshë, mos t’ia fillojmë tani të themi se Zoti krijoi Adamin dhe Evën dhe jo Adamin dhe Hasanin”.
Pasi Luizi u shpreh kështu, krijoi hilaritet me batutën e tij. Dea Mishel nga ana tjetër u përgjigj që është pro dashurisë së personave me të njëjtën gjini.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.