×
  • Show Time
  • Show Time

    Nuk i bëri dhuratë për ‘Shën Valentin’, por ja me çfarë detaji e surprizoi Kiara Luizin

    Reporteri
    15 Shkurt 2023 | 14:36

    ‘Shën Valentini’ solli mbrëmjen e djeshme në ‘Prime’ emocione të forta dhe shumë dashuri. Ajo që spikati ishte surpriza e Luiz Ejllit për Kiara Titon, një këngë e cila mban titullin ‘Me ty’. Edhe pse Kiara nuk i bëri asnjë dhuratë Luizit, ajo u sigurua që veshja e saj të kishte diçka që i përkiste të dashurit të zemrës.

    Shkronja ‘L’ ishte gdhendur në një anë të fustanit të kuq të moderatores. Ajo nuk u përmend gjatë ‘show-t’ por u vu re në rrjetet sociale dhe u theksua nga vetë krijuesja e fustanit.

    ‘Do ja bëj dhuratën jashtë’- i tha Kiara Arbanës, teksa u pyet se çfarë dhurate ka menduar për Luizin.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!