×
  • Show Time
  • Show Time

    Luizi kërkon publikisht falje për deklaratat për LGBTQ: Nuk jam askush të mendoj çfarë është e drejtë apo e gabuar

    Reporteri
    18 Shkurt 2023 | 23:01

    Gjatë javës, banorët kishin një sfidë nga Vëllai i Madh. Ata folën për çështje të ndryshme, duke nisur nga të drejtat e njeriut e deri tek largimi masiv i të rinjve nga Shqipëria.

    Luizi bëri një deklaratë të pamenduar gjatë lojës. Ai “shigjetoi” komunitetin LGBTQ, por për këtë kërkoi falje sonte publikisht, pasi sipas tij, nxitoi dhe foli pa u menduar mirë që po fryen dikë.

    “Unë isha pjesë e panelit kur folëm për të drejtat e njeriut. Duke e menduar, unë nuk jam askush të mendoj është e drejtë apo e gabuar, orientimi seksual i një personi. Nëse është fyer dikush, kërkoj ndjesë. Ndihem keq që ndonjëherë shprehem pa u menduar. Nuk ka qenë ky qëllimi. I kërkoj ndjesë të gjithëve”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!