Disa figura publike të Kosovës, orët e fundit janë parë duke postuar fotografi të veçanta me numër.


Ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, aktorët dhe stafi i serialit SHPK Nazi, këngëtari Genc Prelvukaj e shumë të tjerë, janë parë duke postuar me një numër.

Fjala është për një kampanjë shumë të veçantë në kuadër të festivalit Hardh Fest – aty ku organizohet edhe një mini-maratonë e vrapimit.

Reklamë

Për pjesëmarrje, secili duhet ta blejë një numër, që kushton minimum 5 euro (kush dëshiron mund të dhurojë më shumë), ku 100% e të gjitha fondeve shkojnë për Shoqatën e Fëmijëve me Fibrozë Cistike në Kosovë, një sëmundje kjo e rrallë dhe e kushtueshme (https://sq.wikipedia.org/wiki/Fibroza_kistike).

Kjo kauzë humane duket se i ka bërë bashkë qytetarët gjithandej Kosovës dhe numrat po vazhdojnë të blihen në Prishtinë (Sheshi Zahir Pajaziti) dhe Rahovec.

https://www.facebook.com/pg/hardhfest/photos/?tab=album&album_id=2360220394305511