Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Benjamin Kololli, të hënën mbrëma i dha fund beqarisë së tij.
Në natën e tij më të gëzuar ai e “kalli” atmosferën, në dasmën që e organizoi në një nga restaurantet në Kosovë, shkruan Reporteri.net.
Në mesin e mysafirëve të ftuar kishte edhe futbollistë dhe njëri prej tyre ishte edhe Florent Hadërgjonaj, mik i vjetër i Kolollit.
Florenti si një shok i vërtetë ka vallëzuar pa ndalë duke u munduar që sa më të hareshme t’ia bëjë dasmën Kolollit.
Mysafir në dasmë prej futbollistëve të njohur ishte edhe Hekuran Kryeziu. /Reporteri.net/.