×
  • Show Time
  • Show Time

    Në moshën 29-vjeçare, Bebe Rexha bëhet me patentë shofer

    Reporteri
    30 Korrik 2019 | 23:14

    Këngëtarja e njohur shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, ka pasur një ditë të veçantë sot.


    Kjo pasi në këtë ditë ajo ka arritur të marrë patentë shoferin edhe pse në moshën 29 vjeçare.

    Këtë gjë, bukuroshja shqiptare e bëri të ditur përmes një foto të publikuar në rrjetin social Instagram. “E mora patentë e shoferit sot! Çfarë lloj makine duhet të marr?!- ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë.

    Së fundmi Bebe Rexha ka nxjerr këngën e re, “Harder” në bashkëpunim me Jax Jones.

    Ajo është edhe e nominuar me dy projekte muzikore në ngjarjen e madhe MTV Video Music Awards.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!