Derisa po i drejtohen fundit, banorët e “Big Brother VIP”, të formatit në Kosovë, kanë nisur të shpalosin shumë më tepër nga eksperiencat e tyre.
Në shtëpinë e Big Brother VIP, ata kanë nisë të tregojnë edhe se çfarë veprimesh bamirësie kanë bërë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
Të gjithë përpos aktores Arta Selimi, e cila u tregua modeste duke thënë se nuk përmenden këto gjëra.
Mirëpo, vite më parë, Arta ishte pjesë e një projekti televiziv shumë të ndjekur, duke u dalë në ndihmë shumë familjeve kosovare në varfëri të skajshme.
Në vitin 2009, ajo, bashkë me kolegen e saj, aktoren Teuta Krasniqi, drejtonin një emision përmes të cilit u ndërtonin shtëpi familjeve në nevojë.
Të dyja ato ia kishin dalë që të ndërtonin një numër të madh shtëpish, e të strehonin shumë familjarë të skamnuar, njëherit duke u siguruar edhe përfitime të tjera, si ushqim e veshmbathje.
Aktorja Arta Selimi ka marrë vëmendje shumë të madhe gjatë paraqitjes së saj në “Big Brother VIP”, me ç’rast ka fituar simpatinë e audiencës me çiltërsinë e saj.
Ndryshe, versioni kosovar i “Big Brother VIP” ka tash e tre muaj që po transmetohet në një nga platformat kabllore të Kosovës, përkundër se të gjithë vëmendjen e audiencës shqiptare kudo vazhdon ta ketë edicioni i dytë i “Big Brother VIP Albania”. /Reporteri.net/.