Tea Trifoni ishte së fundmi e ftuar në “S’e luan topi” ku ka bërë një deklaratë shokuese.
Ajo pretendon se një fans i Luizit ka tentuar ta përplasë me makinë para pak ditësh.
“Pak ditë më parë madje dikush u mundua të më përplaste me makinë. Një nga fansat e Luizit. Big Brother vazhdon dhe jashtë. Unë isha në makinë pasagjere, motra në timon dhe dikush po mundohej të na përplaste dhe të bënim karambol. Po mundohej që të na aksidentonte”, tregoi Tea.
Kujtojmë se Tea dhe Luizi kanë debatuar disa herë brenda shtëpisë së Big Brother VIP.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.