Sfida me litar ka nxitur debate të shumta në shtëpinë e Big Brother VIP Albania.
Por, si duket banorët nuk e kanë kuptuar mirë sfidën që është shkruar nga “Vëllai i Madh” në “Zarfin e Bardhë”.
Kjo pasi që Luizi ka hequr litarin gjatë javës, duke humbur sfidën.
Por, ai nuk e kishte kuptuar se në këtë mënyrë i gjithë grupi i tij do të shkonte në nominim, ndërsa grupi tjetër do të kishte imunitet.
“Jo, në zarf ka shkruar se grupi që qëndron më shumë ka imunitet, nuk është përmendur nominimi. Në dhomën e rrëfimeve unë e kam pyetur, çfarë ndodh nëse unë e heq litarin, më kanë thënë se ju jap avantazh grupit tjetër, por jo se shkojmë të gjithë në nominim. Nuk jam unë budalla të shkoj në nominim, nuk është e drejtë. Për çfarë e mbajtën të tjerët litarin pra? Nuk ka sens”, ka thënë Luizi i nervozuar.
Kjo ka nxitur edhe reagimin e moderatores Arbana Osmani, e cila i ka kujtuar Luizit se rregullat janë të “Big Brother” dhe nuk i vendos ai.
“Mirë pra ju uroj fat të nominuarve”, ka deklaruar Luizi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.