Është një nga këngëtaren më të kërkuara dhe më të suksesshme shqiptare dhe kjo e bën që të jetë edhe mjaft e angazhuar me koncertet dhe mbrëmje muzikore.
Bëhet fjalë për këngëtaren, Dhurata Dora e cila po vazhdon të jetë e angazhuar çdo mbrëmje, por pavarësisht kësaj ajo dje ka anuluar një koncert të tillë.
Dhurata ishte e rezervuar të performonte në një koncert në Mitrovicë, por që nuk ka arritur të mbrërrijë për shkak të disa pengesave që ka hasur rrugës, ka bërë të ditur këngëtarja.
” Mitrovicë e dashur, kërkoj falje nga Zemra që nuk isha sonte e pranishme në koncert. Për shkak të pengesave në rrugë nuk kemi mundur të arrijmë në kohë. Shihemi shumë shpejtë”, ka shkruar këngëtarja, derisa nuk ka treguar se për çfarë pengesa bëhet fjalë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.