Një situatë e rënduar ka ndodhur dje në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, që protagonist pati Luizin.
Në një mision të dhënë nga “Vëllau i Madh”, vajzat e shtëpisë u thanë të mos komunikojnë me djemtë, shkruan Reporteri.net.
Mirëpo situata eskaloi në një pikë, ku Luizi dhe Kiara ishin te banjo e shtëpisë, bashkë me disa banorë të tjerë.
Luizi, i nxitur nga karakteri i tij, deshi që të mos i linte vajzat ta fitonin sfidën, ndaj e zuri ngushtë Kiarën te lavamani i banjos.
Ndonëse Kiara kërkonte ta lënte të lirë, Luizi në anën tjetër nuk u dorëzua, derisa Kiara filloi edhe të qante. Madje, Luizi shtyu edhe fizikisht Kiarën, teksa ajo përpiqej të largohej.
E gjithë kjo situatë ngjalli shumë polemika në publik, ku madje sjellja e Luizit u klasifikua si dhunë. /Reporteri.net/.