×
  • Show Time
  • Show Time

    Sabiani kërkon që vajza e tij të largohet nga Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 15:28

    Afrimitetin e Keisit me Kristin, babai i këngëtares nuk e ka pritur aspak mirë, pasi siç tha ai javën e kaluar banori i Big Brother VIP Albania nuk ka ndjenja karshi vajzës së tij, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “Kristi po luan me dy porta, si dhe po luan me naivitetin e vajzës time”, u shpreh këngëtari nga Shqipëria.

    Por, me përjashtimin e Ermionës mëngjesin e ditës së sotme, Sabiani ka pasur edhe një kërkesë për të që lidhet me largimin e vajzës së tij.

    Në një video që ai ka publikuar në llogarinë e tij në Instagram, ku shfaqet Keisi, Sabiani shkruan: “Ermiona merre edhe gocën time me vete”.

    Kujtojmë se puthja gjatë një loje mes Keisit dhe Krisit, irritoi edhe më shumë Sabianin, i cili edhe vendosi të mos e ndiqte më vajzën e tij në Instagram./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!