Ermiona Lekbello është banorja e Big Brother VIP Albania e cila është përjashtuar mëngjesin e sotëm nga shtëpia më e famshme në Shqipëri, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Duke qenë se pas një ultimatumi që u dha nga Vëllai i Madh, Ermiona mbrëmë kishte shkelur rregullat e lojës dhe sot ajo përfundoi aventurën e saj.

Por, me të dalë nga shtëpia, Ermiona ka bërë një reagim në llogarinë e saj në Instagram.

Reklamë

Ajo ka publikuar një fotografi me Luizin, me të cilin ajo ka kaluar shumicën e kohës që qëndroi në shtëpi.

‘Do më mungosh, të dua fort. Ne jemi fitues jo humbes, ti je fituesi”, ka shkruar Ermiona./Reporteri.net/