×
  • Show Time
  • Show Time

    Luizi vazhdon përplasjen me Kiarën: Si banore s’të llogaris hiç

    Reporteri
    01 Mars 2023 | 22:58

    Diskutimet për largimin e Evës nisën menjëherë në shtëpi. Luizi po bisedonte me Kristin dhe Dean për debatin që ai pati me Evën, kur në atë moment, në kuzhinë u fut Kiara.

    Kjo e fundit i tha Luizit “mjaft” me këto diskutime. Përgjigja e tij ishte shumë e ashpër ndaj Kiarës. Ai i tha asaj se nuk është askushi që t’i thotë “mjaft”, ndërsa shtoi se Kiarën nuk e llogarit fare si banore në shtëpi.

    Luizi shtoi se kur doli Ermiona ajo dhe të tjerët dolën të festonin jashtë, ndërsa me daljen e Evës, të gjithë u bënë “seriozë”.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!