×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas debateve të vazhdueshme me njëri-tjetrin, Luizi i kërkon Kiarës që bashkë të dalin nga Big Brother VIP Albania

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 11:09

    Luizi i ka kërkuar Kiarës që të dalin bashkë nga Big Brother pas sherreve që kanë patur së fundmi. Por Kiara nuk ka pranuar.

    “Ça do që të bëjmë? A do të dalim jashtë? A ikim moj Kiarë? E kam seriozisht hajde ikim. Për Zotin jam tu ta thënë troç ikim bashkë“- tha ai.

    Kiara: Jo fare, dua të rri. Pse të iki? Se të teket ty hajde ikim edhe të iki unë.

    Luizi: Po s’jemi të lumtur këtu, do jemi jashtë.

    Kiara: Jo këtu shoh gjëra që s’më pëlqejnë, nuk kam pse të dal. Jashtë i shohim kur të vijë koha.

    Luizi i kërkon Kiarës të dalin nga ‘Big Brother Vip’.

    Kiara: Jo Luiz jo vazhdo rrugëtimin tënd

    Luizi: Rrugëtim të kam ty unë

    Kiara: Jo s’më ke. Tani duhet të më respektosh hapësirën që po të kërkoj se po nxjerr keq veten tënde.

    Luizi: Po ç’ke ti si e nxjerr veten unë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!