×
  • Show Time
  • Show Time

    Pas ofendimeve të rënda, këngëtari kosovar i kërkon falje Ganimete Musliut

    Reporteri
    04 Mars 2023 | 20:02

    Këngëtari Ardijan Rusta i ka kërkuar falje deputetes së Kuvendit të Kosovës, Ganimete Musliu dhe votuesve të saj nga Drenica, pas ofendimeve të rënda që ua bëri.

    Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se “komentet e tij janë marrë seriozisht nga portalet”.

    “Pe shoh qe i paskan mar Seriozisht komentet e mia kto portalet. Po me vjen keq pra dhe po kerkoj falje Ganes dhe votuesve te saj.” – tha ai.

    Pas një diskutimi të deputetes Ganimete Musliu në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, filluan një valë reagimesh kundër saj, përfshirë edhe ofendime e linçime.

    Për gjuhën e përdorur ndaj deputetes Musliu, gjatë ditës reagoi edhe Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj). KMDLNj thotë se ky fjalor ndaj deputetes Musliu nuk është se po përdoret për herë të parë dhe, në mungesë të sanksionimit të fyerjeve që kanë edhe përmbajtje dhe porosi raciste, fyerjet vetëm sa po shtohen. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!