Keisi është përballur me reagimet e babait të saj për lidhjen e saj me Kristin brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Ajo ka shpërthyer në lot në dhomën e rrëfimit, ku moderatorja Arbana Osmani i ka shfaqur klipin me reagimet e babait të saj, Sabianit, jashtë shtëpisë së BBVA.

“E ka vetë në dorë ajo… unë nuk dua zorraxhinj në shtëpi”, ka deklaruar Sabiani për lidhjen e vajzës së tij me Kristin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Reklamë

E të gjitha këto komente, Keisi i ka përcjell me lot në sy dhe nuk duket se e ka pritur mjaft mirë reagimin e babait të saj.