Reperi Ledri Vula i cili njihet si një nga reperët më të mirë  shqiptar, do të performojë në festivalin e madh ‘Sunny Hill’ që pritet të mbahet nga 2 deri më 4 gusht.


E teksa ky festival ka marrë një jehonë të madhe kjo edhe për shkak të emrave të mëdhenjë botëror që pritet të performojnë, Ledri Vula ka një paralajmërim për publikun.

Mirëpo, çka bie në sy, është që këtë porosi e ka bërë nga foltorja e Kuvendit të Kosovës.

Reklamë

“Të nderuar qytetarë, ju lus që ta kurseni zërin dhe energjinë, me datën 3 gusht në ‘Sunny Hill’ do ta djegim atmosferën, i juaji Ledri Vula”, ka thënë reperi.

Kujtojmë që ditën e dytë të festivalit pritet të performojë edhe Ledri Vula.